` . Dëshmia tronditëse e Flora Brovinës: Familjarët e gruas së dhunuar nga tre kriminelët serbë, u detyruan ta shohin aktin - TV-SHENJA

Dëshmia tronditëse e Flora Brovinës: Familjarët e gruas së dhunuar nga tre kriminelët serbë, u detyruan ta shohin aktin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve fotografi shokuese se si tre paramilitarë serbë e dhunuan një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Kjo dëshmi tronditëse, siç thotë Flora Brovina, është marrë nga një aparat fotografik i një ushtari serb dhe fakton aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë, njofton Klan Kosova.

”Në këtë fotografi shihen familjarët e saj, të cilët ishin të detyruar ta shohin aktin e dhunimit”.

”Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale”.

Brovina ka shtuar se ka shumë raste kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serbë.

”Gruaja tani është 50 vjeçare. Kur ka ndodhur dhunimi ajo ka qenë 35 vjeçare”, shpjegon ajo.

Flora Brovina e cila tronditi me dëshminë e sotme të publikuar të përdhunimeve serbe ndaj grave shqiptare në Kosovë, ka pranuar se tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza ndaj kryesve të këtyre veprave kriminale.

”Serbia është fajtorja”, përfundon ajo, njofton Klan Kosov