` . Derivatet e naftës me çmime të reja – TV-SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Benzinat nga mesnata do të lirohen për 1.5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për 2.5 denarë, ka bërë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetik, përcjell SHENJA.

Tani sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 62.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 64.5 denarë.

Me vendimin e ri, një litër EURODIZEL do të shitet për 48 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 36.5 denarë për litër.