` . Derivatet e naftës me çmime të reja - TV-SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Nga mesnata derivatet e naftës do të kenë çmime të reja. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik.

Sipas vendimit çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe EURODIZEL do të rritet për 0.50 denarë për litër.

Në përputhshmëri me vendimin, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 66.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon dhe ngelet i njejtë, pra 68.50 denarë për litër.

Një litër EURODIZEL me çmimin e ri do të kushtoj 53.00 denarë për litër.

Për një denarë shtrenjtohet edhe çmimi i Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri dhe tani do të k8ushtoj 42.00 denarë për litër, njofton SHENJA.

Postime të Ngjajshme