` . Derivatet e naftës me çmime të reja - TV-SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik sot ka vendosur që të ris çmimet e benzinave ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.

Kështu sipas vendimit të ri, transmeton SHENJA,  EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për një denarë për litër, dhe tani do të kushtoj 63.50 denarë.

Me vendimin e ri një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64.50 denarë.

Çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, pra një litër dizeli do të kushtoj 48.00 denarë.

 

Postime të Ngjajshme