` . Derivatet e naftës me çmime të reja - TV-SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Dizeli do të shitet për dy denarë më shtrenjtë, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pa ndryshuar. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik, raporton SHENJA.
Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të vazhdoj të shitet për 63.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 65 denarë.
Sipas vendimit të ri çmimi i një litër DIZEL do të kushtoj 51.5 denarë.
Për 1.5 denarë është rritur Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri dhe tani do të kushtojë 40 denarë.
Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme.

Postime të Ngjajshme