` . Derivatet e naftës me çmime të reja - TV-SHENJA

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar sot çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.
Çmimet e benzinës do të shtrenjtohen për gjysmë gjegjësisht një denar për litër, ndërsa dizeli do të lirohet për gjysmë denarë.
Kësisoj sipas vendimit nga mesnata një litër benzin EUROSUPER 95 do të kushtoj 67.50 denarë për litër.
EUROSUPER BS 98 do të shitet 70.00 denarë për litër ndërsa Euro Dizel do të shitet me çmim prej 61.50 denarë për litër.