` . Deri më tani në Kosovë janë shëruar 23 persona nga Coronavirusi - TV-SHENJA

Deri më tani në Kosovë janë shëruar 23 persona nga Coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se sot janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Të shtunën kanë rezultuar shtatë persona të shëruar nga COVID-19, duke çuar numrin në 23.

Ndërsa deri më tani janë regjistruar 140 raste me COIVD-19.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka thënë se epedimiologët kanë rekomanduar që deri në fund të muajit prill qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke qëndruar në shtëpi, që të luftojnë virusin korona.

“Janë tri javë kritike, qytetarët gjatë këtyre të mos tubohen dhe të qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë Ramadani.

“I ftojmë qytetarët që të ndjekim këshillat dhe rekomandimet e dhëna nga IKSHKP.

Të dëgjojnë e respektojnë këshillat dhe të jenë të sigurt e të respektojnë instruksionet që zyrtarët policorë, heronjtë tanë të këtyre ditëve, bashkë me mjekët japin në terren.
Të dashura qytetare dhe qytetarë,

Ju lutemi që të shmangni vizitat familjare dhe forma të tjera të grumbullimit brenda familjeve tuaja. Ruajeni shëndetin tuaj edhe të familjarëve”, thotë instituti. /Telegrafi/