` . Deputetja qipriote e shpallur e “padëshiruar” e shpallë Edi Ramën diktator – TV-SHENJA

Deputetja qipriote e shpallur e “padëshiruar” e shpallë Edi Ramën diktator

Eleni Theocharous, eurodeputetja qipriote e shpallur “non grata” nga qeveria shqiptare pas protagonizimit të saj nacionalist anti-shqiptar në Bularat, ka reaguar duke sulmuar kryeministrin Rama dhe shpallur atë si “në krye të një regjimi diktatorial”.

“Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous gjatë një prononcimi për mediat e Athinës.

Ajo është personi me statusin më të lartë nga lista prej 52 personash, të shpallur “non grata” nga Tirana zyrtare, pas asaj çfarë ndodhi në Bularat gjatë varrimit të Kostandino Kacifast.

Përfaqsuese e frymës nacionaliste, pa e fshehur aspak kauzën e saj të Vorio Epirit, pra synimeve territoriale për jugun e Shqipërisë, Eleni Theocharous udhëhoqi furinë e thirrjeve anti-shqiptare në Bularat. Ajo është ndër emrat më të njohur të asaj pjese të politikës e shoqërisë greke, e cila e sheh Kacifasin si hero nacionalist e jo si kriminel ordiner, i cili i hapi luftë policisë pa asnjë shkak derisa gjeti vdekjen prej plumbave të saj