` . Deputeti grek: Tani është momenti më i mirë për zgjidhjen e emrit – TV-SHENJA

Deputeti grek: Tani është momenti më i mirë për zgjidhjen e emrit

Ndodhemi në momentin më të mirë që nga viti 1995, ndërsa një marrëveshje e ndershme dhe funksionale mund të iu sjellë vetëm dobi popujve të të dy vendeve, tha Nikos Ksidakis, deputet dhe zëdhënës i grupit parlamentar të partisë në pushtet SYRIZA, për agjencinë e lajmeve MIA.

Si ish ministër alternativ për Punë të Jashtmei Greqisë, Ksidakis e njeh mirë problemin mes dy vendeve dhe thotë se dritarja e mundësisë për zgjidhje edhe më tej është e hapur dhe duhet të mbetet e tillë derisa të arrihet një marrëveshje e pranueshme e përbshkët.

“Mendoj se jemi në pikën më të mirë që nga viti 1995 kur u arrit marrëveshja e përkohshme. Të dyja vendet dhe të dy popujt janë në një pozitë që mes vete të afrohen me më shumë vetëbesim, me më shumë besim në njëri tjetrin që të gjejmë zgjidhje që do të jetë e pranueshme në mënyrë reciproke dhe do të lejojë të ecim para, te jërtojmë bashkë në paqe dhe për zhvillim të të dyja vendeve”, tha Ksidakis.

Ksidakis thotë se është optimist në krahasim me atë që ka qenë para 15 ose 20 viteve, ndërsa në intervistë për MIA-n shpreh bindjen se një marrëveshje eventuale do të kalojë në Kuvendin grek edhe përskaj mospajtimeve të partnerit të koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos.