` . Deputetët e VMRO-së kërkojnë pauza në debatin për Ligjin e Gjuhëve - TV-SHENJA

Deputetët e VMRO-së kërkojnë pauza në debatin për Ligjin e Gjuhëve

Deputetët e VMRO-së edhe sot kanë kërkuar pauza, në kohën kur debatohet për Ligjin e Gjuhëve. Kjo nuk ka kaluar pa replika. Megjithatë, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka miratur këtë kërkesë.

Ndërkohë, deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski në emër të gjithë deputetëve të partisë së tij dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ka dërguar letër deri tek kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi në siç thotë, “shkeljen e procedurave lidhur me sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që sot është në rend dite në Parlament”. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme