` . Deputetët e PDK-së i presin ngrohtë deputetët e Listës Serbe (Foto) – TV-SHENJA

Deputetët e PDK-së i presin ngrohtë deputetët e Listës Serbe (Foto)

Deputetët e Listës Serbe pas më shumë se gjashtë muaj bojkot të punës së Kuvendit dhe institucioneve tjera sot janë rikthyer në Kuvend.

Ata madje janë pritur edhe ngrohtë nga disa deputetë të Partisë Demokratike, raporton Telegrafi.

Ka qenë deputeti Adem Grabovci ai i cili i ka dhuruar një përqafim deputetit Sasa Milosavljeviq.

Deputetët e Listës Serbe janë përshëndetur me kryeparlamentarin Kadri Veseli me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, deputetin Nait Hasani, ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin.

Ndryshe, Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepçën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin.