` . Departamenti i Shtetit: Ratifikimi i Marrëveshjes për Emrin hap i guximshëm - TV-SHENJA

Departamenti i Shtetit: Ratifikimi i Marrëveshjes për Emrin hap i guximshëm

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar një mesazh urimi pas miratimit në Kuvendin e Maqedonisë të ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë. “Udhëheqësit maqedonas demonstruan një vizion, guxim dhe këmbëngulje në përpjekjet e tyre për të zgjidhur çështjen e emrit, që do t’i mundësojnë Maqedonisë që të marrë vendin e saj të ligjshëm në NATO dhe BE, si Republika e Maqedonisë Veriore. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë si një mundësi historike për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, theksohet në njoftimin e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. /SHENJA/