` . Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson situatën ekonomike në Shqipëri - TV-SHENJA

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson situatën ekonomike në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017, për Shqipërinë ka theksuar se “pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal.

Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar”.

Raporti shton se ndryshimet e qeverisë mund të jetë gjithashtu një shqetësim për investitorët e huaj. Pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe kalimit paqësor të pushtetit, qeveria e re ka revokuar ose tentuar për të rinegociuar marrëveshje të shumta të koncesionit, licencave, si dhe kontratat e nënshkruara nga qeveria e mëparshme me investitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Kjo praktikë ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, thekson raporti.

Sipas DASH, gjatë dhjetë viteve të fundit, ka pasur gjashtë mosmarrëveshjeve investimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanive nga SH.B.A., katër nga të cilat shkuan në arbitrazhin ndërkombëtar. Pavarësisht se ka një dëshirë për të tërhequr dhe për të mbështetur investitorët e huaj nga SHBA-të, investitorët që kanë qenë në konflikt me qeverinë shqiptare raportojnë mungesën e dialogut produktiv me zyrtarë të qeverisë, të cilët shpesh ngurrojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet para se çështja të përshkallëzohet në nivelin e arbitrazhit ndërkombëtar, ose para se bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi qeverinë për të zgjidhur çështjen. DASH rekomandon që investitorët  e SHBA-ve në Shqipëri të përfshijnë klauzola të forta të arbitrazhit të detyrueshëm kur të hartojnë marrëveshje me homologët shqiptarë.

Postime të Ngjajshme