` . ‘Deontay Wilder vs Tyson Fury’: Gjithçka që duhet të dini për meçin e të pamposhturve për titullin WBC - TV-SHENJA

‘Deontay Wilder vs Tyson Fury’: Gjithçka që duhet të dini për meçin e të pamposhturve për titullin WBC

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ndeshen sërish. Përballja e parë mes dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda ndodhi në dhjetor të vitit 2018 dhe përfundoi baras.

Çfarë është

Dueli për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda.

Data

Meçi zhvillohet të shtunën, 22 shkurt 2020 (me kohën lokale)

Vendi

MGM Grand, Las Vegas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koha

Përballja pritet të fillojë ndërmjet orës 5:00 dhe 6:00 të mëngjesit të të dielës (23 shkurt) me kohën tonë.

 

Meçi i parë

Pas 12 raundeve, përfundoi baras me vendim të gjyqtarëve

Fury ishte duke avancuar me pikë, mirëpo Wilder e rrëzoi dy herë.

Statistikat e Deontay Wilder

Meçe 43

Fitore 42

Fitore me nokaut 41

Humbje 0

Barazime 1

 

Statistikat e Tyson Fury

Meçe 30

Fitore 29

Fitore me nokaut 20

Humbje 0

Barazime 1

 

Parashikimi

Është vështirë të thuhet. Gjasat janë më të mëdha që Wilder t’i japë fund duelit me nokaut, ndërsa Fury do të tentojë të fitojë me pikë.