` . Dënim i pazakontë për humbjen e Panathinaikos - TV-SHENJA

Dënim i pazakontë për humbjen e Panathinaikos

Ekipi grek i basketbollit, Panathinaikos Superfoods, pas humbje kundër Fenerbahçe-s me rezultatin 3-0, ka anuluar biletat kthyese të lojtarëve, raporton AA.

Drejtuesit e ekipit grek duket se kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të dënuar lojtarët e tyre për humbjen kundër skuadrës turke, Fenerbahçe.

Në një deklaratë për AA, Apostolos Liogkas, nga zyra për marrëdhëniet me mediat në këtë ekip, ka thënë se biletat e basketbollistëve të Panathinaikos Superfoods, të cilët i kanë dhënë lamtumirë ligës evropiane të basketbollit, Turkish Airlines, janë anuluar.

Ndërsa thuhet se ekipi nuk ka shkuar këtë mëngjes në aeroport për këtë arsye. Ndërsa pritet që lojtarët dhe stafi të nisen përmes rrugës tokësore Stamboll-Athinë, me një distancë 1.095 kilometra dhe që zgjat 12 orë.

Nga ana tjetër gazeta greke e sportit, “Contra”, ka raportuar se 5 basketbollistët amerikanë të kësaj skuadre kanë kundërshtuar këtë masë dënimi dhe kanë thënë se duan të shkojnë me avion drejt Athinës duke i paguar shpenzimet vetë.

Postime të Ngjajshme