` . Dëmtohet Junior, humb fazën përgatitore të Shkëndijës - TV-SHENJA

Dëmtohet Junior, humb fazën përgatitore të Shkëndijës

Kuqezinjtë tetovarë vijojnë fazën përgatitore në Kranjska Gora të Sllovenisë ku mungon braziliani Stenio Junior. Lajmin e kanë konfirmuar nga vetë skuadra tetovare që njoftojnë se këtë fazë përgatitore e humb Stenio Junior që ka pësuar lëndim të gishtit të madh të këmbës së djathtë në një prej seancat e fundit stërvitore para nisjes drejt Sllovenisë. Ekzaminimet mjekësore kanë treguar contusion dhe natyra e dëmtimit kërkon pushim total 3 javët e ardhshme kur lojtari mund të punojë vetëm në palestër. Sipas ekipit mjekësorë, nëse gjithçka shkon si duhet, Junior pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet europiane.