` . Dëmtohen dhjetëra kosha për mbeturina në Çarshinë e vjetër të Shkupi - TV-SHENJA

Dëmtohen dhjetëra kosha për mbeturina në Çarshinë e vjetër të Shkupi

Persona të panjohur këto ditë kanë thyer dhe i kanë vënë zjarrin dhjetra koshave të rinj për mbetje të imët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që NP Higjiena Komunale i vendosi me kërkesë të shoqatës së zejtarëve të Çarshisë, me qellim ngritjen e nivelit të higjienës në këtë lokalitet frekuentues në qendër të qytetit.
“Gjatë vendosjes se koshave për mbetje të imët dërguam porosi se nga qytetarëti presim që me sjelljen dhe veprimet e tyre sa më gjatë t’i ruajnë funnksionale dhe të padëmtuara, ndërsa sot bëjmë thirrje menjëherë të ndalojë shkatërrimi i pajisjeve të NP Higjiena Komunale-Shkup, duke pasur parasysh faktin se gjatë vitit 2019 u dogjën 137, ndërsa nga fillimi i vitit të ri madje gjashtë kontejnerë për hedhjen e mbetjes”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.