` . Delawie: Njerëzit me akuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore – TV-SHENJA

Delawie: Njerëzit me akuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga subjektet politike, të cilat do t’i paraqesin sot listat e kandidatëve për deputetë, që të mos lejohen që pjesë e tyre të jenë njerëzit me aktakuza për korrupsion.

Ai gjatë një vizite që i ka bërë Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.

Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje, transmeton kp.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.

Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin.