` . Del në shitje një skuadër angleze - TV-SHENJA

Del në shitje një skuadër angleze

Pronari i Njukasllit, Majk Ashli ka nxjerrë në shitje skuadrën e tij, ndërsa të njejtën e ka konifirmuar me anë të një komunikate të lëshuar në faqën e klubit në internet. “Për t’i dhënë Njukasllit mundësinë më të mirë për të përmirësuar rezultatet dhe për të bërë investimet e nevojshme në arritjen e niveleve të larta, pronari aktual i klubit e pa të arsyeshme që të nxjerrë atë në shitje”, thuhet mes tjerash në komunikatën e klubit. Ashli që posedon një pasuri prej 3.2 miliardë dollarësh, bleu Njukasllin në vitin 2007 për 134 milionë paund. Njukaslli nën epokën e Ashlit ka rënë 2 herë nga Premier Liga, ndërsa këtë vit me Benitezin në stol u ngjit në Premier Ligë dhe pas 8-të javëve ndodhet në vendin e 9-të.

Postime të Ngjajshme