` . Deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim, NATO: Jemi të shqetësuar, por problemet zgjidhni vet – TV SHENJA

Deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim, NATO: Jemi të shqetësuar, por problemet zgjidhni vet

NATO shprehet e shqetësuar në lidhje me situatën aktuale në Ballkan pas deklaratave të Ramës për një bashkim të mundshëm me Kosovën nëse BE mbyll dyert e integrimit.

“Jemi të shqetësuar rreth situatës kohët e fundit, apelojmë për dialog. Ne inkurajojmë liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen ndaj detyrimeve të tyre dhe të vazhdojnë pajtimin përmes dialogut. NATO dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë rol të ndihmojnë, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të rajonit duhet të gjenden në rajon”, thuhet në përgjigjet e NATO-s për Tanjug.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet, shkruan Shqiptarja.com.

Ndërsa deklarata u përforcua sot nga Presidenti i Kosovës, Thaçi që u shpreh se në të njëjtën linjë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme.

Postime të Ngjajshme