` . Deklarata e Trumpit për Sirinë, reagon Kremlini - TV-SHENJA

Deklarata e Trumpit për Sirinë, reagon Kremlini

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan për krijimin e zonave të sigurta në Siri tha se duhet llogaritur mirë të gjitha rezultatet e mundshme të kësaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov, në deklaratën e tij për gazetarët në Moskë, tha se një vendim i këtillë është i rëndësishëm që të mos përkeqësojë më tutje situatën në lidhje me refugjatët në Siri. “Duhet llogaritur mirë të gjitha rezultatet e mundshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Lidhur me këtë ai u shpreh se nuk kanë biseduar me SHBA-të dhe se ky është vendimi i Washingtonit.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është një gabim i madh pranimi i miliona refugjatëve në vendet e Evropës ndërsa theksoi se do të krijojnë zona të sigurta në Siri.

“Sigurisht që për popullin në Siri do të krijojmë zona të sigurta. Për mendimin tim Evropa ka bërë një gabim të madh që ka lejuar pranimin e miliona njerëzve në Gjermani dhe në vendet e tjera. Tashmë ajo që ndodh atje është një katastrofë e plotë”, tha Trump.

Postime të Ngjajshme