` . I dehur dhe me sëpatë ka kërcënuar një familje tre anëtarësh – TV-SHENJA

I dehur dhe me sëpatë ka kërcënuar një familje tre anëtarësh

Gjatë ditës së djeshme, 51-vjeçari A.D ka kërcënuar një familje tre anëtarësh, informojnë nga MPB.
Sipas policisë, dje rreth orës 18:05 në Shkup në rrugën “Jordan Mijallkov”, A.D (51) nga Shkupi me sëpatë në dorë ka kërcënuar kalimtarët e rastit, ndërsa në momentin kur B.Ç (40) ka parkuar makinën e tij, A.D me sëpatë ka tentuar ta lëndoj atë dhe bashkëshorten e tij M.Ç (34) e cila ka qenë më fëmijën e tyre dy vjeçar.
Pas intervenimit të zyrtarëve policor nga Stacioni policor i Qendrës, A.D. është ndaluar. Atij i është bërë testi i alkoolit dhe janë konstatuar 1.78 promil alkool në trupin e tij.
Po punohet në zbardhjen e rastit.