` . Debuton telefoni i mençur me baterinë që zgjatë tre ditë! - TV-SHENJA

Debuton telefoni i mençur me baterinë që zgjatë tre ditë!

Asus e ka lansuar edhe një model të ri të telefonit, përkatësisht modelin Asus Zenfone 3S Max, i cili është pasardhësi i Zenfone 3 Max që është lëshuar vitin e kaluar. Trupi i këtij telefoni është i metaltë me xhamin 2.5D, ndërsa i njëjti sjell edhe skanerin për gishta në pjesën e përparme.

Asus Zenfone 3S Max ofrohet në dy ngjyra; të zezë dhe të artë. Telefoni do të jetë në dispozicion në tregun aziatik fillimisht për një çmim të përafërt me 208 euro.

Karakteristika kryesore e këtij modeli të ri të telefonit është bateria me 5000 mAh që mendohet se mund të zgjasë deri në 3 ditë,  me përdorim normal.

Kapaciteti i madh baterisë do të thotë se telefoni mund të përdoret gjithashtu për të mbushur edhe pajisjet e tjera me rrymë. Asus Zenfone 3s Max ka edhe kamerën e pasme me 13MP dhe atë frontale me 8MP.

Asus Zenfone 3s Max përfshin edhe procesorin me 1.5GHz MediaTek MT6750 në okta-core me grafikë Mali T860.

Pajisja ofron edhe 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet me anë të kartelës microSD në 2TB.

Karakteristikat e mëtejshme përbëjnë edhe ekranin me 5.2-inç në rezolucionin HD me 1280 x 720 piksel, ndërsa opsionet e lidhjes me internet përfshijnë 4G Volte, WiFi 802.11 b / g / n, Bluetooth 4.0 dhe GPS.

Postime të Ngjajshme