` . Dëbimi i turqve nga Bullgaria, pastrimi etnik më i madh gjatë Luftës së Ftohtë (Foto) - TV-SHENJA

Dëbimi i turqve nga Bullgaria, pastrimi etnik më i madh gjatë Luftës së Ftohtë (Foto)

Tashmë ka nisur një fushatë për të zbardhur të vërtetën për atë që njihet si pastrimi etnik më i madh gjatë Luftës së Ftohtë. Asokohe, diktatori komunist bullgar Todor Zhivkov udhëhoqi fushatat e asimilimit të detyrueshëm dhe spastrimit etnik ndaj pakicave jobullgare, veçanërisht turqve dhe muslimanëve të tjerë. Në verën e vitit 1989, midis 30 dhe 22 gushtit, Bullgaria komuniste, e udhëhequr nga diktatori i tre dekadave e gjysmë, Todor Zhivkov, dëboi në mënyrë të njëanshme 360,000 shtetas në Turqinë fqinje. Të përjashtuarit i përkisnin pakicës turke të këtij vendi që llogaritej më shumë se një milion, e të cilët zyrtarisht u deklaruan joekzistent në vitin 1985.

Bullgaria u paraqit si një shtet komb tërësisht homogjen, pa asnjë minoritet jobullgar. Etnologjia “turq” u ndalua nga shtypi ose ndonjë përdorim zyrtar. Megjithatë, termi i koduar “muslimanët bullgarë” u mbajt për t’iu referuar turqve të Bullgarisë. Autoritetet e ruajtën tabunë e fshirjes së kësaj popullsie, pavarësisht se Kushtetuta e vitit 1971 ndalon çdo diskriminim në baza racore, etnike (nacionale) ose fetare (neni 35.4). Akti i fundit i arritjes së një Bullgarie të tillë etno-linguistike dhe etno-religjioze homogjene ishte fushata e asimilimit të dhunshëm të fundvitit 1984 dhe fillimit të vitit 1985. Si rezultat i këtij veprimi brutal dhe shumë të militarizuar, emrat “islamo-arabë” u zëvendësuan me emra sllavë dhe të krishterë, të shfaqur  si “bullgare”.

Protestë e pakicës Pomaks në Sofje, me moton: “Na ktheni emrat tanë”

Dëbimi masiv fizik i pakicës myslimane-turke nisi pas kthesës historike të vitit 1989, kur blloku sovjetik dhe komunizmi ishin duke dhënë frymëmarrjen e fundit. Të inkurajuar nga këto zhvillime, turqit dhe muslimanët e Bullgarisë filluan të përgatisin protesta. Forcat bullgare të sigurisë u përgjigjën me shpejtësi duke ndaluar krerët e protestave gjatë gjysmës së parë të vitit 1989. Sidoqoftë, pakënaqësia e turqve dhe myslimanëve të persekutuar ishte shumë e përhapur për t’u përmbajtur. Nga data 20 maj deri më 30 maj 1989 shpërtheu në një valë me shpejtësi të madhe të demonstratave dhe grevave të urisë, që përfshinte 60,000 njerëz.

Ishte një ngjarje e pashembullt në Bullgarinë komuniste, e cila ishte vendi i vetëm i bllokut sovjetik ku nuk kishte ndodhur asnjë demonstrim masiv kundër pushtetit. Zhivkov dhe qeveria e tij dëbuan rreth 1,000 udhëheqës muslimanë në Jugosllavi dhe Austri. Kjo lëvizje u pasua me shpejtësi nga dëbimi i një të tretës së turqve zyrtarisht joekzistues të Bullgarisë.

Kampi i të dëbuarve në Turqi 

Megjithëse rrënimi i ekonomisë bullgare dhe paqëndrueshmëria në rritje e sistemit politik lejuan një kthim të shpejtë të një të tretës së të dëbuesve në vjeshtën e vitit 1989 dhe në vitin pasues, dëbimi vazhdoi deri në fund të vitit 1989. Ishte e vështirë për të ndaluar makinerinë shtetërore të forcave të sigurisë dhe burokracisë, të cilat pa pushim i shtynë më shumë njerëz përtej kufirit. Përfundimisht, rreth 400,000 persona u detyruan të largoheshin për në Turqi. Ky dëbim përfundoi kur më 29 dhjetor 1989 qeveria komuniste premtoi të kthente të drejtat civile dhe politike për turqit dhe muslimanët e Bullgarisë. Nga ana tjetër, ky vendim i zemëroi nacionalistët bullgarë që demonstruan anembanë vendit kundër kthimit të të dëbuarve dhe kundër rivendosjes së të drejtave të barabarta për shtetasit bullgarë me prejardhje turke ose muslimane. Për fat të mirë, qeveritë komuniste dhe postkomuniste dhe udhëheqësit e pakicës turke preferonin kompromis për konfliktin.

Nacionalistët bullgarë në vitin 1989 në protestë kundër kthimit të të drejtave të muslimanëve 

Në fakt ky konflikt kishte nisur qysh prej “revolucionit kombëtar” që pasoi me themelimin e Bullgarisë në vitin 1878. Ky komb-shtet post-osman u krijua në premisën nacionaliste se Bullgaria duhet të jetë vetëm për bullgarët, që do të thotë vetëm të krishterët ortodoks sllavë. Armenët, grekët, hebrenjtë, romët, rumunët ose tatarët u përjashtuan, qoftë në baza etnolinguistike apo konfesionale. Megjithatë, muslimanët dhe turqit (në atë kohë të dy emërtimet ishin kryesisht sinonim) përbënin grupin më të madh të të përjashtuarve. Në vitin 1877 ata përbënin gjysmën e banorëve në territoret e bëra shpejt në Bullgari. Gjatë luftës ruso-osmane në vitet 1877-1878, numri i turqve (muslimanëve) ishte përgjysmuar nga 1.6 milion në 800.000 përmes dëbimit dhe vrasjeve. Gjatë luftërave ballkanike (1912-1914) rreth 150,000 turq (muslimanë) u dëbuan ose u vranë në territoret e aneksuara nga Bullgaria. Mes viteve 1925 dhe 1988, 380,000 turq (muslimanë) u dëbuan ose u larguan (nën presion) për në Turqi, mesatarisht 6,000 në vit. Qëllimi ishte të ulja e përqindjes së turqve (muslimanëve) në popullatën bullgare në dhjetë për qind. /SHENJA/