` . (VIDEO) Debat: A ekziston drejtësi në Maqedoni? - TV-SHENJA

(VIDEO) Debat: A ekziston drejtësi në Maqedoni?

Instituti për Politikë Europiane promovoi projektin me temën: “Monitorimi i Qeverisjes së Mirë deri në rritje në lëminë e drejtësisë”. Sipas këtij instituti, u përzgjodh pikërisht kjo temë për shkak se është një temë për të cilën shumë shpesh diskutohet, ndërsa shumë rrallë përdoret. Gjithashtu është projekti i parë në Maqedoni, në të cilin do tëkenë mundësi të kyqen edhe organizatat joqeveritare.

Sipas drejtoreshës së Institutit për Politikë Europiane puna e gjyqtarëve dhe gjyqit është element shumë i përdorur, megjithatë ekzistojnë edhe disa elemente tjera që po ashtu janë të një rëndësie të madhe.

“Ka edhe elemente tjera që shpesh i harrojmë, ndërsa në kontest të bashkëpunimit rajonal të cilat ndikojnë në rritjen e rendit, ajo është bashkëpunimi ndërkufitar në marrjen dhe likuidimin dhe një element shumë i rëndësishëm i cili gjithashtu është shumë prezentë në publik, ajo është zgjidhja alternativave të ndërmjetësimit”, tha drejtoresh e Institutit për politikë Europiane, Malina Risevska Jordanova.

Ristevska tha se sa i takon Prokurorisë Speciale që, ajo është formuar që ta rikthej drejtësinë në vend, meqenëse edhe pse ndoshta nuk ekziston drejtësi në vend, duhet të kthehet drejtësia, metodë që e kanë përdorur edhe shumë vende europiane dhe ju ka rezultuar e suksesshme.

Sipas Darko Malinovskit qëllim i këtij projkti është që në mënyrë të sistemuar ti ndjek 3 prioritete:

“Janë të identifikuara në këtë aspekt 3 prioritete: njëri prioritet është kompetenca, efikasiteti dhe kualiteti  i gjytarëve dhe gjyqit, prioriteti tjetër është bashkëpunimi ndërkufitar për marrje, likuidim dhe bashkim dhe prioriteti i tretëështë zgjedhja alternative e kontesteve”, tha Instituti për Politikë Europiane, Darko Malinovski.

Nga ky Institut gjithashtu tregojnë që, sa i përket organizatave ende nuk është vendosur se cilat janë ato që do t’i bashkëngjiten këtij projekti, ndërsa vendet që do të marrin pjesë janë Republika e Maqedonisë, Serbia, Shqipëria, Mali I Zi dhe Bosnja Hercegovina.

Ky projekt është financuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe do të zgjas deri në fund të dhjetorit.

Emine Ismaili /SHENJA/


Debat: A ekziston drejtësi në Maqedoni? by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme