` . “Davos” 50th...!Post jubile,… - TV-SHENJA

“Davos” 50th…!Post jubile,…

Shkruan: Driton Demiri 

Derisa, rritja ekonomike globale pluskon e lumtur e kriza mund të presë, natyra po rebelohet. Ngrohja globale; ndotja ajrore, përmbytjet, tërmetet, zjarret, epidemitë, uraganët dhe dukuritë tjera natyrore, kërcënime të mëdha..! Ndryshimet klimatike janë sfidë e rrezik për ardhmërinë e mbarë njerëzimit. Davos kërkon shpirtin e tij (The New York Times). Elita globale trajton klimën!

Ndërsa, për të 50-ën herëedhe këto ditë janari të 2020-ës in-folio në kuadër të Forumit Ekonomik Global u takuan ekonomist dhe politikan më me ndikim në glob! Pjesëmarrja nënkupton nga liderë global në domain të inovacioneve, sidomos titan dhe gjigand të industrisë 4.0, deri tek ata të gjeopolitikës, shkencës, publicistikës, medias,mjedisit dhe shoqërisë civile. Aktivitete, diskutime, propozime, ide, sugjerime, qëndrime, porosi, kritika e konkluza në mbi 300 panel konferenca me rreth 3000 participues prej të cilëve 100 miliarderë mbi çështjet, sfidat, pasojat, dobitë e levërditë e trendeve globale që vlerësohen si normale dhe konvencionale për më të pasurit e globit.

Mbase, ndryshimet klimatike shkaktojnë efekte të konsiderueshme negative e janë kërcënim real për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik; Asnjë sipërmarrje, institucion apo individ vetëm nuk mund të adresojnë sfidat ekonomike, mjedisore, sociale dhe teknologjike të një globi kompleks, e të ndërvarur. Si të zvogëlohet e të parandalohet ngrohja globale, ndotja ajrore, çka me mbeturinat, mbetjet, emetimin e gazeve etj.,…kjo është çështja?

Që nga viti 1971 ideja se, sipërmarrjet duhet të ekzistojnë për ti shërbyer shoqërisë u shndërrua në manifest të Davosit. Sot, në takimin vjetor të 50-të i a.q. new manifest tenton  të sigurojë që, kapitali i palëve të interesuara të jep mundësi për të trajtuar sfidat aktuale mjedisore dhe sociale, Nën temën brengosëse: “Palët e interesit për një botë kohezive dhe të qëndrueshme” takimi vjetor jubilar si asnjëherë më parë me një nismë të kërkimit të angazhim të aktorëve publik dhe privat në mbështetjen e nismave globale, kombëtare dhe rajonale që gjenerojnë ndikim pozitiv për të gjithë palët e interesit në rimodelimin e trendeve geo politike dhe geo ekonomike globale. Në këtë sens, takimi i këtij viti u përqëndrua në katër çështje kryesore: ndryshimet klimatike dhe humbjen e eko-sistemeve; modelet e qëndrueshme dhe inkluzive të biznesit dhe sipërmarrjes; teknologjia qeverisëse dhe ndikimet e saj; si dhe përshtatja me trendet demografike, sociale dhe dixhitale.

Esenca e “Davosit” sizakonisht, janë takimet e shkurtra dhe efektive për planet globale në perspektivë! Ashtu si çdo vit, përmes argëtimeve tërheqëse dhe relaksuese (infotainment parties) përgjatë ditëve të eventit në resortin turistik të skijimit, përpos rekreacionit, koha ishte edhe për një “ragtime” e “blues” të rradhës, karakteristikë që nga themelimi për të partnerët high lifefashionableness të “Davosit”. Kështu që, gjeokritikët anti-elitist e quajnë thjesht një “teatër gjeopolitik”, ku mes reshtas thumbojnë industrinë 4.0 dhe liderët qeverisës për një qasje krejtësisht tjetër për ardhmërinë e njerëzimit. Megjithkëtë, përkrahësit thuan se është “vlerë” ku përpjekjet në drejtim të trajtimit të planetit dhe njerëzimit mbi pabarazinë,si dhe të përqëndrimit për një të ardhme të qëndrueshme dhe inkluzive janë shumë më shumë respektabël!

Është “Davos” paradigma e globalizimit???!

Pikëpyetja është e madhe! Një kauzë për tu shtjelluar hollë-hollë përderisa globalizimi në vete aktualisht,pëson ndryshime konceptuale, ndërsa trendet globale janë një mainstreamsui generis i vendimarrësve dhe prirësve par excellencenë platformën globale. Shumë paradokse në një rreth; surveillance capitalism, cybersecurity, cloud computing, e-commerce, b-corporationrritja inkluzive, tensionet tregtare në njërën anë dhe kaosi klimatik, pabarazia, migracioni, kriza e refugjatëve, tensionet në mardhëniet ndërkombëtare dhe konfliktet luftarake në anën tjetër janë vija ekstremeqë përshkojnë drejt tundjeve dhe luhatjeve shqetësuese për ekonominë dhe politikën globale.

Antagonizma:

…Nuk është koha për pesimizëm. Koha është për optimizëm. Frika dhe dyshimi nuk bëjnë mirë” (Donald Trump, President i SHBA-ve; Davos, 21 janar 2020)

 “Në thelb nuk keni bërë asgjë,… Në rast se nuk keni vënë re, globi është aktualisht në flakë…Shtëpia jonë është në flakë…” (Greta Thunberg, aktiviste e klimës; Davos, 21 janar 2020)

 Ndryshimet klimatike nuk do vrasin planetin, por mund të vrasin njerëzimin” (Antonio Guterres, Sekretar gjeneral- Kombet e Bashkuara; Davos, 23 janar 2020)

P.S. Kohezioni social!

Edhe ekonomitë e përparuara kanë problemet dhe sfidat e tyre, nuk janë si në filmat artistik. Efektet anësore socio-ekonomike dhe mjedisoreglobale janë prirje për rebelim. Ato janë goditje e fortë e drejtëpërdrejtë për miliardat e keqpërdorura. Në këtë drejtim, njerëzit e rëndomtë nuk do të lejojnë as e djathta as e majta ti poshtërojë në nivelin më të skajshëm. Protestat në Francë janë exemplar më tipik i këtyre goditjeve.

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut e ardhme e rëndë dhe e mundimshme, pa asnjë sinjal drite në horizont. Si shoqëri ka ngecur në pjekurinë e saj. Pa strategji, pa prioritete pa asnjë temë konkrete që është e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm. Miliona shpenzime “së koti”qeverisëse e paratë për trajtim e riciklim  të mbeturinave në pritje, e askund. Prakaq, hiç më shumë! Koha është për veprim e reflektim!