` . Dauti: Nuk ka nevojë për panik, produkte ushqimore ka mjaftueshëm - TV-SHENJA

Dauti: Nuk ka nevojë për panik, produkte ushqimore ka mjaftueshëm

Në emisionin ENTER, Xhemail Dauti, tha se situata është e tensionuar pas shpalljes së pandemisë për koronavirusit, por tha se nuk duhet pasur panik, ngase ka produkte ushqimore.

“Nuk ka nevojë për panik, produkte ka. Jemi një kompani që furnizojmë shumë shitore dhe nuk kemi pasur mungesë të produkteve. Edhe pse është një shitje jashtëzakonisht e palogjikshme. Ka një frik se çfarë do të ndodhë. Ka produkte, dje ishim në takim te ministri ekonomisë. Ka produkte nëpër depot e pikat për shitje të pakicës, kemi produkte në depot tona, përafërsisht për një muaj. Janë liruar korridoret për import të mallrave. Asnjë shtet nuk ka gatishmëri të pengoje lëvizjen e mallrave”, tha Dauti.

Ai tha se edhe miell ka dhe se nuk duhet pasur panik.

“As te mielli as të produktet tjera. Serbia ka ndërpre miellin por jo edhe eksportin e grurit”, tha Dauti më tej.