` . Darko Dimovski është kryetari i ri i LSM-së – TV-SHENJA

Darko Dimovski është kryetari i ri i LSM-së

Darko Dimovski është zgjedhur kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në kongresin e jashtëzakonshëm në Shkup.
Ai tha se do të punoj për realizimin e tre qëllimeve: kthimin e të drejtave të punëtorëve, rrogën e garantuar dhe kthimin e dinjitetit të punëtorëve. Poashtu ai paralajmëroi se do të konsolidoj sindikatën, zbatimin e reformave të cilat sipas tij, janë të domosdoshme.
Kongresin e braktisën delegatët e sindikatave të cilat i dhanë përkrahje kandidatit tjetër Peco Grujovski.
Dimovski tha se përzgjedhja ka qenë demokratike dhe se 68 delegatë i kanë dhënë përkrahje atij nga 108 sa kanë qenë prezent, ndërsa për kundër kandidatin e tij kanë votuar vetëm dy delegatë.
Grujovski vlerësoi se bëhet fjalë për kongresin më kontrovers dhe se me këtë kanë humbur punëtorët dhe sindikata. /SHENJA/