` . DAP publikon listën e borxhlinjve - TV SHENJA

DAP publikon listën e borxhlinjve

Mbi 4.539 kompani dhe qytetarë kanë borxh me miliona euro për tatimin e papaguar tregon lista më e re mospagimeve të tatimeve të Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Mes atyre që nuk kanë paguar tatim zakonisht me shuma më të mëdha janë ndërmarrjet shtetërore publike. Në listë janë edhe firmat private dhe kompanitë që janë në falimentim.
Ndërmarrja publike për mbrojtje dhe mirëmbajtje të rrugëve rajonale dhe magjistrale edhe këtë herë shtetit i ka borxh rreth 7.5 milionë euro për tatim të vlerës së shtuar dhe tatim për fitim prurje. Ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë përsëri kanë borxh prej 756 mijë euro për tatim të vlerës së shtuar. Radiotelevizioni i Maqedonisë ka borxh 1.7 milionë euro.
Nga kompanitë përsëri është “Oteks” nga Ohri me borxh prej rreth 1.2 milionë euro.
Në lisë akoma ndodhen firmat “El Don Kastilo”, “Industria El Azteka” si dhe “Motor Kozaç industria internacionale”. “Hedis marketët” të Velija Ramkovskit akoma kanë borxh prej 2.2 milionë euro tatim.

Postime të Ngjajshme