` . DAP prezanton ndryshimet e ligjit për bankat (VIDEO) – TV-SHENJA

DAP prezanton ndryshimet e ligjit për bankat (VIDEO)

Drejtoria e të Ardhurave Publike do të mund t’i merr nga bankat  të dhënat për qytetarët, që janë të nevojshme për kompletimin e kthimit vjetor të tatimit, i cila nga janari i viti të ardhshëm, në vend që qytetarët ta plotësojnë, atë do e bëjë DAP dhe gjithashtu do i japë qytetarit një vërtetim. Të dhënat që do të sigurohen nga bankat dhe që do i përdor DAP, si dhe dinamika e dorëzimit,  do të përcaktohet nga ndryshimet ligjore. Këto risi, i bëri të ditur drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska.

Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it: “Shkëmbimi automatik i të dhënave elektronike me bankat do të mundësojë përmirsimin e efikasitetit të DAP, shërbime më të mira për qytetarët dhe njëkohësisht administrim më i mirë për tatimin mbi të ardhurat personale. Do të lëshohen më shpejtë çertifikatat dhe dokumente të tjera që janë në kompetencë të DAP. Sa i takon konsultimeve vjetore me të gjitha isntitucionet relevante, me disa takime të mbajtura mes DAP, Ministrisë së Financave, Shoqatat dhe Organizatat e bankave, Banka Popullore, u vërtetua bashkërisht korrnizë për rrjedhën e këtyre të dhënave”.

Elena Petrova shprehet se ky ndryshim, i cili nga ai tradicional ka kaluar në atë modern, gjegjësisht elektronik, do të sjellë lehtësime të shumta për qytetarët.

Elena Petrova, DAP: “Përmes vendosjes së shkëmbimeve automatike të të dhënave, lehtësohet e gjithë qasja në të dhënat deri te bankat, sepse zbatohen nga mënyra tradicionale e trajtimit kur tatim paguesit dhe qytetarët i kanë sjellur kërkesat tatimore në DAP,  pastaj DAP i ka rishikuar, kontrolluar, tani kalohet në një mënyrë më moderne, kur DAP siguron shërbime të personalizuara  me atë që e përgatit kërkesën tatimore për çdo qytetar”.

Drejtoria e të Ardhurave Publike do t’i rishikojë edhe të dhënat që kanë të bëjnë me të ardhurat e tatimuara, ndërsa për momentin është në bisedime që ato të dorëzohën në bazë mujore.

Emine Ismaili /SHENJA/