` . DAP me informacion të rëndësishëm për qytetarët - TV-SHENJA

DAP me informacion të rëndësishëm për qytetarët

Taksa radiodifuzive duhet të paguhet deri në muajin shtator, thonë nga Drejtoria e të hyrave publike duke apeluar te qytetarët dhe kompanitë që të paguajnë borxhet për këtë tarifë.
“Qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim të paguajnë të gjitha borxhet për taksën radiodifuzive për periudhën janar 2011 – shtator 2017. Për të gjitha rastet specifike, për të mbyllur siç duhet kartat financiare që Zyra për të Ardhurat Publike lëshon për obligacionet e taksës radiodifuzive, qytetarëve dhe kompanive, informata shtesë do të publikohen në faqen tonë të internetit “, thonë nga DAP.
Zyra e të ardhurave publike nuk do të lëshojë fletpagesë për taksën radiodifuzive për muajin tetor, pasi kjo tarifë është shfuqizuar me ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të cilat u miratuan muajin e kaluar.

Postime të Ngjajshme