` . Danimarkë, burri ka vrarë gruan dhe fëmijët, më pas ka bërë vetëvrasje – TV-SHENJA

Danimarkë, burri ka vrarë gruan dhe fëmijët, më pas ka bërë vetëvrasje

Policia e Danimarkës ka zbardhur vrasjen e gjashtëfishtë në Danimarkë. Sipas tyre burri 45-vjeçar ka vrarë gruan, katër fëmijët dhe më pas ka bërë vetëvrasje.

“Është vrarë gruaja 42-vjeçare, dy djem dhe dy vajza, të moshës mes tre dhe 16-vjeçare”, ka bërë të ditur policia, përcjell ‘SHENJA”.

Policia ka hedhur poshtë spekulimet e mediave se rrjedhja e gazit është arsyeja për vdekjen e familjes.

Tani për tani nuk dihet motivi, ndërsa policia nuk ka zbardhur mënyrën se si ka ndodhur vrasja.

Tragjedia familjare ka ndodhur të hënën në një fshatë në juglindje të Randers, 185 kilometra në veriperëndim të Kopenhagenit.