` . Dani Alves sjell paqe tek PSG-ja - TV-SHENJA

Dani Alves sjell paqe tek PSG-ja

Dani Alves rikthen harmoninë në radhët e Paris Saint Germain. Debati dhe tensioni që përfshiu klubin parizien, pas përplasjes mes Edinson Cavani dhe Nymar se cili prej tyre do ta godasë 11-metërshin, mesa duket është një kapitull i mbylluar dhe në radhët e skuadrës është ritkhyer sërish harmonia. Ai që ka menduar për të risjellur paqen ka qënë piëkrisht personi që vendosi dhe se kush do ta godiste penalltinë, Dani Alves.

Braziliani, i cili  tashmë konsiderohet dhe si lider në dhomat e zhveshjës së parizienëve,  ka orgnizuar një darkë, në një restorant pranë Arkut të Trifumit. Darka ashtu edhe sic është zakon për shumë klube, u realizuar për ta bashkuar akoma edhe më shumë ekipin, ku  përpara i pret  një sezoni të gjatë dhe me shumë pretendime. Ky organizim nuk ishte i rastësishëm sepse vjen vetëm pak ditë më pas, debatit që përfshiu dy sulmuesit, në mënyrë që këta dy të fundit të sqarohen me njëri tjetrin dhe ta hedhin pas krahëve këtë moment dhe Psg ti ritkhehet sërish harmonia.

Postime të Ngjajshme