` . Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Laç, momenti kur makina "fluturon" këmbësorin (Video) - TV-SHENJA

Dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Laç, momenti kur makina “fluturon” këmbësorin (Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Laçit mesditën e djeshme dhe gjithçka është filmuar nga një kamera sigurie aty pranë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën pranë stadiumit të qytetit, ku një kalimtar që mbante qese me ushqime është goditur në rrugë nga një automjet. Nga pamjet duket se makina është sipër limiteve të shpejtësisë dhe as që e merr mundimin për të frenuar.

Këmbësori i plagosur është dërguar me urgjencë në spital nga grupi i qytetarëve që shkojnë në ndihmë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video u postua nga Faxëeb.