` . Dalin pamje të reja të rrahjes së drejtorit të PTK-së Agron Mustafa nga dy policë (Video) – TV-SHENJA

Dalin pamje të reja të rrahjes së drejtorit të PTK-së Agron Mustafa nga dy policë (Video)

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa i cili një javë më parë ishte viktimë e rrahjes nga ana e dy policëve të Policisë së Kosovës në qendër të kryeqytetit në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar video kur ishte rrahur nga dyshja.

Mustafa kishte thënë se me personat që e kishin sulmuar, nuk ka pasur asnjë problem dhe nuk e din se cila ka qenë arsye e sulmit ndaj tij.

Drejtori i PTK-së beson se Inspektorati Policor i Kosovës në krye me drejtorin Hilmi Mehmetin po e mbrojnë me çdo kusht Drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahitin, duke mos e suspenduar nga pozita e tij, deri në përfundim të hetimeve.

Ai madje beson se ky i fundit e ka fuqinë të ndërhyjë në fshehjen e fakteve dhe devijimin e rastit të tij të ndodhur të shtunën e fundit të 2017-ës kur polici Avni Berisha tash i suspenduar dhe Nazim Sahiti, e sulmuan atë në afërsi të një kafeneje në vendin e njohur si “kafet e vogla” në Prishtinë.

Para pak ditësh, Mustafa shqetësimet e tij ia ka përcjell përmes një letre edhe Ministrit të brendshëm Flamur Sefajt, por që ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga ana e tij.

Kjo është videoja e re e rrahjes së Agron Mustafës: