` . Dalin detajet e panjohura për iPhone 8 një ditë para prezantimit nga Apple - TV-SHENJA

Dalin detajet e panjohura për iPhone 8 një ditë para prezantimit nga Apple

Më në fund smartfoni i shumëpritur do hidhet nesër në treg me një çmim të përballueshëm prej 999 paundësh copa. Ai është quajtur iPhone X dhe do lançohet së bashku me iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në ngjarjen vjetore të gjigantit Apple nesër.

“MailOnline” ka renditur një listë me të gjitha veçoritë që do ketë iPhone 8 dhe të mos prisni deri nesër në prezantimin zyrtar.

Si do të quhet pajisja?

Ka pasur thashetheme të shumta se si Apple do e quante produktin e saj në këtë 10-vjetor dhe burimet kanë treguar për iCulture se Apple do e emërojë këtë iPhone si “iPhone X” që gjithashtu do vijë bashkë me iPhone 8 dhe atë 8 Plus.

Si do të hapet/ të bëhet “unlocked”?

IOS 11 GM konfirmon një ndërfaqe të re të përdoruesit për iPhone. Butoni “home” do të zëvendësohet me një të buton virtual të padukshëm në pjesën e poshtme të ekranit. Përdoruesit do duhet të rrëshqasin dorën në këtë buton për të mbyllur aplikacionet dhe për t’u kthyer në ekranin kryesor.

Çfarë ngjyre do të hyjë në treg iPhon-i?

Sipas “MailOnline” iPhone do të vijë me gjatë ngjyra: si pasyrë, i zi, i kuq, ari, i bardhë dhe gri.

Si do të karikohet?

IOS 11 GM konfirmon se ngarkimi pa tel do të jetë i pranishëm në iPhone-in e ri.

Sistemi i ngarkimit do të funksionojë me 7.5 watts, që do të thotë se nuk do të ofrojë shpejtësi më të shpejtë të ngarkimit sesa ngarkuesit konvencionalë./tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme