` . Daçiq: Serbia nuk pajtohet me rezolutën e OKB-së për Rusinë - TV SHENJA

Daçiq: Serbia nuk pajtohet me rezolutën e OKB-së për Rusinë

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia nuk ka mundur të votojë për rezolutën e paraqitur kohët e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila bën thirrje për monitorim ndërkombëtar të situatës së të drejtave të njeriut në Krime, raporton AA.

Ai tha se për Serbinë ishte e papranueshme mënyra se si është karakterizuar Rusia në atë dokument.

“Gjuha, toni, mënyra se si karakterizohet Rusia në këtë dokument, për Serbinë është e papranueshme”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se në rastin konkret, nëse Serbia do t’i bashkohej një rezolute të tillë, vështirë do të ishte për ti ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë.

Daçiq tha se Serbia për mos mbështetjen e rezolutës nuk do të ketë pasoja, sepse është e pavarur në bërjen e politikës së jashtme, duke shtuar se Serbia ende nuk është anëtare e BE-së, nuk është e nevojshme që të ndiqet një politikë e përbashkët, por që gradualisht ti përshtatet.

“Rusia në këtë rezolutë është kualifikuar në mënyrën më të keqe të mundshme, prandaj Serbia nuk mund ta pranojë rezolutën. Nuk besoj se vendet të cilat mund të kritikojnë Serbinë për mos votim të rezolutës, ose abstenim, të votojnë për një rezolutë nëse në mënyrë të ngjashme karakterizohet situata në Kosovë”, tha Daçiq.