` . Daçiq: Është mirë që Thaçi e di se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën – TV-SHENJA

Daçiq: Është mirë që Thaçi e di se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën

Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe është mirë që këtë e di edhe vetë presidenti Hashim Thaçi, ka thënë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq. Një problem i pazgjidhur kosovar, vlerëson Daçiq, kërcënon të bllokojë perspektivën e zhvillimit të Beogradit dhe Prishtinës.“Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe pastaj të vazhdojnë bisedimet. Kjo sigurisht nuk do të ndodhë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, sot presidenti Hashim Thaçi para mediave ka deklaruar se duhet të arrihet një marrëveshje me shtetin serb. Ai ka pohuar se as Kosova e as Serbia, nuk mund të lëvizin drejt BE, pa pasur raporte të mira fqinjësore. /Gazeta Blic./