` . Curry dhe Thompson magjikë, Golden State fiton edhe finalen 2 ndaj Portland - TV-SHENJA

Curry dhe Thompson magjikë, Golden State fiton edhe finalen 2 ndaj Portland

Golden State Warriors fitoi 114-111 ndaj Portland në finalen e dytë të play off-it të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Skuadra kampione i shfrytëzoi në maksimum dy takimet e para të luajtura në fushën e saj, duke i fituar të dyja.
Gjithsesi, suksesi i sotëm nuk ishte aspak i lehtë për Golden State, që djersiti shumë për të mundur miqtë, sidomos në fund. Edhe pse basketbollistët e Warriors u shkëputën deri në 17 pikë në mesin e ndeshjes, në fund ata rrezikuan ta humbisnin atë.

Sërish mungoi Durant, i dëmtuar dhe protagonist ishte Stephen Curry, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Klay Thompson me 24 pikë. Për Portland u dalluan Lillard me 23 pikë e 10 asist si dhe McCollum me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Tashmë seria e finaleve play off do të spostohet në fushën e Portland, që do të tentojë të rihapë garën për titullin kampion në Perëndim.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off

Milwaukee – Toronto, (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off

Golden State – Portland, 114-111 (2-0)