` . Çulev: Ata që nuk respektojnë orën policore, përfundon në polici - TV-SHENJA

Çulev: Ata që nuk respektojnë orën policore, përfundon në polici

Shtabi koordinativ i Qeverisë ka informuar për përjashtimet nga orët policore, të caktuara nga Qeveria, që do të nisin mbrëmjen e sotme. Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev tha se është vërtetuar përjashtimi për të punësuarit në ushtri dhe polici, për grup të caktuar në shëndetësi, në Prokurorinë Themelore Publike, distributorët e mllrave dhe ushqimeve, të punësuarit në sigurim dhe ato në shtëpitë televizive. Vërtetimi siç shtoi ai jepet nga Ministria e Informatikës dhe i njejti është i obligueshëm edhe për kategoritë e tjera që janë të përfshira në vendimin e Qeverisë dhe që janë pjesë e përjashtimeve për lëvizje, gjegjësisht ekipet intervenuese në EVN, operatorët e telekomunkimit, ujësjellësit dhe ndëmarrjet komunale. Ministri kujtoi se personat që do e thyejnë vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes do të dërgohen në stacion policor dhe ndaj të njejtëve do të bëhen paraqitje kompetente.

Naqe Çulev, Ministri i Punëve të Brendshme

 “I informoj qytetarët se Shtabi koordinativ i Qeverisë i obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shoqërisë informatike dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në koordinim me resoret ekonomike të përgatisin listë të subjekteve që përshkak specifikimeve të kryerjes së veprimeve të tyre u është i nevojshëm funksionim normal në jetën e përditshme. Lejen për lëvizje në periudhën e ardhshme e jep Ministria e Informatikës në formë të shkruar dhe elektronike e cila me siguri do të vërtetohet me barkode”.