` . Çulev: Aspak nuk mendoj për dorëheqje - TV-SHENJA

Çulev: Aspak nuk mendoj për dorëheqje

Aspak nuk mendoj për të dhënë dorëheqje. Kështu në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Nake Çulev e porositi kryeministrin Oliver Spasovski, pasi, siç shkruan ministri Çulev, pasdite, nëpër media ishin publikuar një varg spekulimesh dhe të pavërtetash në lidhje me dorëheqjen time të supozuar në qeverinë teknike.

“Me këtë rast dëshiroj ta porosis Oliver Spasovskin, strukturat partiake në MPB të cilët janë vendosur nga ai dhe strukturat kriminale të cilat LSDM-ja i mbështet, se aspak nuk mendoj të jap dorëheqje. Përkundrazi, deri në ditën e fundit do të mbetem në qeverinë teknike dhe fuqishëm do të luftoj kundër të gjitha mbetjeve nga sundimi i tij i keq në shtet dhe krimi dhe pa kompromis do të angazhohem për proces të pastër zgjedhor. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se nuk do t’iu nënshtrohem presioneve dhe kërcënimeve të LSDM-së dhe grupeve kriminale dhe lufta kundër krimit do të vazhdojë me intensitet të njëjtë, ndërsa për secilin veprim në Ministrinë e Punëve të Brendshme që është në kundërshtim me ligjet dhe procedurat ligjore do të pasojë procedurë përkatëse disiplinore”, shkroi ministri Çulev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ministri Çulev gjithashtu e akuzoi kryeministrin Spasovski, për keqpërdorim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për qëllime partiake dhe publikimin e informacioneve të rreme në media. /SHENJA/