` . COVID-19, Spanja regjistron 809 viktima brenda 24 orëve, shifra më e ulët këtë javë - TV-SHENJA

COVID-19, Spanja regjistron 809 viktima brenda 24 orëve, shifra më e ulët këtë javë

Spanja sot regjistroi numrin më ulët të vdekjeve ditore të kësaj jave, tha Ministria spanjolle e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 809 viktima të tjera në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në vend ka arritur në 11.744.

Nga ana tjetër janë konfirmuar 7.026 raste të reja, duke e çuar numrin në 124.000.

Vetëm Italia ka numrin më të madh të vdekjeve se Spanja, me mbi 14.600 viktima të raportuara.

Megjithatë, me popullsinë e Italisë prej 60 milionë banorësh dhe popullsinë e Spanjës prej 46 milionësh, Spanja ka arritur pothuajse të njëjtën vdekshmëri proporcionale si fqinji i saj mesdhetar.

Spanja gjithashtu tejkaloi Italinë në numrin e rasteve të konfirmuara brenda një dite. Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë raste.

Më shumë se 56.000 njerëz janë hospatilizuar në Spanjë pasi kishin kontraktuar virusin, duke vërshuar njësitë e kujdesit intensiv të vendit.

Të dhënat tregojnë se pacientët më të vjetër se 80 vjeç rrallë pranohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Spanja gjithashtu pritet të zgjasë masat e saj deri në 25 prill, duke shënuar 45 ditë që nga fillimi i karantinës.

Këtë javë, të dhënat ekonomike konfirmuan se muaji mars ishte më i keqi për sa u përket humbjeve të vendeve të punës në historinë e Spanjës.