` . Coutinho në darkë me familjen, hajdutët i hyjnë në shtëpi – TV-SHENJA

Coutinho në darkë me familjen, hajdutët i hyjnë në shtëpi

Philippe Coutinho kishte dalë për darkë me familjen dhe ishin kthyer në shtëpi pas mesnate. Grabitet shtëpia e Philipe Coutinhos, futbollistit brazialian që në merakton e janarit iu bashkua Barcelonës nga radhët e Liverpoolit.

Meqenëse nuk mund të luante në Champions League (këtë sezon është aktivizuar me Liverpoolin), Coutinho nuk ka udhëtuar në Londër për ndeshjen kundër Chelseat, kështu që kishte vendosur të kalonte kohë me familjen e tij.

Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin që futbollisti i Barcelonës nuk ndodhej në shtëpi, për të hyrë dhe grabitur.

Sipas “Diario Sport”, Philippe Coutinho kishte dalë për darkë me familjen dhe ishin kthyer në shtëpi pas mesnate, transmeton “SuperSport.al”.

Sapo ka konstsatuar vjedhjen e banesës ka lajmëruar policinë, por nuk japen detaje për dëmet që kanë shkaktuar grabitësit.