` . Conte: Do ta kemi të vështirë ndaj Barcës – TV-SHENJA

Conte: Do ta kemi të vështirë ndaj Barcës

rajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se ekipi i tij duhet të jetë në kapacitet “120 për qind” me qëllim që të elimojë Barcelonën nga 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Shorti sot ka caktuar londinezët kundër spanjollëve me ndeshjen e parë që zhvillohet në Stamford Bridge më 20 shkurt.

Conte ka thënë se ekipi është i përqendruar në Premier Ligë, por italiani shtuar se shorti është i vështirë kundër liderit të La Ligas.

“Duhet të jemi gati për ndeshjen në shtëpi. Është e pamundur të shohësh përparësi nga ndeshja në shtëpi. Kundër Barçës duhet të jemi të gatshëm 120 për qind”, ka thënë Conte.

“Për momentin prioriteti ynë është liga dhe të luftojmë për një vend në Ligën e Kampionëve. Kur të vijë koha për të luajtur me Barcelonën, do të fillojmë të mendojmë për këtë”.