` . Conor McGregor në pranga, i theu celularin një fansi (VIDEO) - TV-SHENJA

Conor McGregor në pranga, i theu celularin një fansi (VIDEO)

Conor McGregor, ish-kampioni i botës në MMA, ka përfunduar në prangat e policisë pas një përplasjeje që ka pasur me një fans, të cilit i ka thyer telefonin celular, në momentin kur ky i fundit po filmonte irlandezin në një hotel në Majemi.
McGregor ia ka rrëmbyer telefonin tifozit të quajtur Ahmed Abdirzak dhe e ka përplasur disa herë në tokë atë. Policia e ka arrestuar irlandezin në shtëpi pas denoncimit të këtij të tifozit, i cili pretendon se dëmi i shkaktuar është rreth 1000 dollarë. McGregor është liruar pas disa orësh.