` . CNN: Assange ka pasur lidhje me agjencitë ruse të shërbimeve sekrete - TV-SHENJA

CNN: Assange ka pasur lidhje me agjencitë ruse të shërbimeve sekrete

Dokumentet të reja, të marra ekskluzivisht nga CNN, zbulojnë se themeluesi i Wikileaks, Julian Assange personalisht ka pranuar dërgesa, potencialisht të materialeve të hackuara, të lidhura me zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, gjatë një sërë takimesh të dyshimta në ambasadën ekuadoriane, ku jetonte i mbrojtur prej shtatë vjetësh. “Nuk ka asnjë dyshim për provat. Ai ka pasur lidhje me agjencitë ruse të shërbimeve sekrete”, theksoi rrjeti CNN.