` . Ç’ndenjë është të ecësh me 324 km/h me një Audi R8 (video) - TV-SHENJA

Ç’ndenjë është të ecësh me 324 km/h me një Audi R8 (video)

Audi R8 është një makinë me potencial jashtëzakonisht të madh, dhe kur ai testohet për ecje në një autostradë pa kufij të shpejtësisë, vetëm qielli është kufiri.
Për t’i bërë gjërat edhe më ekstreme, ky model është akorduar në atë mënyrë që fuqia është ngritur për rreth 200 hp në 802 hp.
Sa për kujtesë, R8 V10 Plus posedon 610 kuaj fuqi dhe 560 Nm, e cila i mundëson kapjen e shpejtësisë prej 100 km/h brenda 3 sekondave, por edhe kapjen e shpejtësisë mbi 300 km/h.
Dhe në qoftë se jeni kurioz të dini se si është të ecësh këtë super-makinë në praktikë, ndiqeni videon më poshtë.
R8 specifik sipas shpejtësimatësit ka kapur shpejtësinë prej 324 km/h në një autostradë gjermane.
Mbresëlënëse, por jo edhe një veprim të cilin e këshillojmë. /tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme