` . Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2019 e fiton Petre Handkle, shkrimtari që ka mbështetur kriminelin Millosheviq - TV-SHENJA

Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2019 e fiton Petre Handkle, shkrimtari që ka mbështetur kriminelin Millosheviq

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2019 iu dha austriakut Peter Handke. Ndërsa për vitin 2018, ky çmim iu dha shkrimtares polake Olga Tokarczuk. Lajmi sapo u njoftua në Twitter nga “Nobel Prize”.
Shkrimtarit austriak Peter Handke, çmimi iu akordua me motivacionin “për një punë me ndikim e cila, me mjeshtëri gjuhësore, ka eksplozuar konturet dhe veçantinë e eksperiencës njerëzore.”
Shumica e kanë quajtur këtë veprim si skandaloz duke e ditur edhe të kaluarën e Handke, i cili e ka mbështetur kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviq.