` . Çmendet Westbrook, godet me top gjyqtarin (VIDEO) - TV-SHENJA

Çmendet Westbrook, godet me top gjyqtarin (VIDEO)

Një incident, për fat të mirë pa pasoja, ka ndodhur në periodën e parë të ndeshjes e fundit të Oklahomës në NBA (humbur sot 112-123 ndaj Charlotte).

Basketbollisti më i mirë i Thunder, Russell Westbrook, në momentin që është marrë një pushim, ka hedhur topin drejt gjyqtarit, duke e goditur atë në kokë.Një ngjarje që ka befasuar të gjithë, përfshi edhe vetë Westbrook, që ka kërkuar falje si fëmijë për incidentin.

Ai është sjellur si një “fëmijë i pafajshëm”, duke u shprehur se e goditi pa dashje gjyqtarin. Megjithatë, gjyqtarët e konsideruan këtë veprim të basketbollistit si të qëllimshëm, duke i dhënë gabim teknik.

Postime të Ngjajshme