` . Civil do të vëzhgoj zgjedhjet në Tearcë – TV-SHENJA

Civil do të vëzhgoj zgjedhjet në Tearcë

Qendra për Liri veç më ka vendosur vëzhgues në Komunën e Tearcës, të cilët e vëzhgojnë situatën në këtë komunë para rivotimit në Vendvotimin 2011 të dielën, më 25 dhjetor.
Me qëllim të kontribuojnë për forcimin e vetëdijes publike për të drejtën votuese, dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese kundër parregullsive zgjedhore, aktivistët e CIVIL do të hapin stenda informative të projekteve “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë” në Tearcë, të premten, më 23 dhjetor, me fillim nga ora 14.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative për anulimin e votimit në Vendvotimin nr. 2011 në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, ekipet e CIVIL janë vazhdimisht në terren dhe e vëzhgojnë procesin zgjedhor.
“Në interesin e realizimit të lirë të së drejtës votuese në Tearcë, CIVIL do ti informojë votuesit në këtë komunë për të drejtat e tyre për votim të lirë dhe të fshehtë, pa kërcënime, kushtëzime dhe presione.
Edhe një herë rikujtojmë se CIVIL e ka alarmuar publikun për parregullsitë zgjedhore, praktikat mashtruese, keqpërdorimet e resurseve publike dhe administratës, lëshimet në punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe një varg problemesh tjera në këtë proces, dhe për këtë për çdo ditë e informon publikun. CIVIL do të vazhdojë me përkushtim të punojë mbi zbulimin dhe publikimin e të gjitha veprimeve kundër-demokratike dhe kundër ligjore të të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor dhe politik në vend”, thuhet në njoftimin e “Civil”-it.